LIVE
LIVE

Lajmet në këtë kategori janë shënuar për t’ju mbajtur të informuar me ngjarjet aktuale dhe të sakta por gjithashtu edhe për t’ju sjellë argëtim. Me këto lajme do t’ju sjellim informacionet më të fundit por pse të mos e bëjmë informatën përgjatë rrugës pak më argëtuese?
Shkrimet tona janë një reflektim i përditshmërisë së larmishme. Mos i merrni shumë personale, thjeshtë po udhëtojmë së bashku në përditshmëri që secili po e përjetojmë… bota është paksa e rrëmujshme por gjithmonë ditën tjetër është më e qetë.
Përmes Ditarit të Aktualitetit, do të keni mundësinë të eksploroni këto nënkategori. Lexoni qëllimin e nënkategorive:
-N’Kosovë, autorët “lëshojnë dorën” me shkrimet për më të rejat nga situatat politike dhe vendore.
-Kojshitë, do t’u njoftojmë dhe argëtojmë për informatat e fundit nga vendet fqinje rreth Kosovës.
-T’mirat financiare, çdo lajm që lidhet me ekonominë e Kosovës dhe rajonit, i cili ndikon drejtpërdrejt ose tërthorazi në vend, vjen në një format ndryshe dhe të lehtë për t’u kuptuar.
-Fakte abstrakte, Flet vetë përshkrimi.
-Parashikimet nga horoskopi, realitet apo fantazi? Për ata që pëlqejnë astrologjinë, Ditari i Aktualitetit do t’u ofrojë një shans për të eksploruar parashikime interesante që lidhen me personazhe të njohura nga Kosova dhe ngjarje të ndryshme.
-Paper Explorer, vendet më të bukura në Kosovë dhe Shqipëri? T’i hedhim një shikim se çka mund të vizitojmë.
Mos harro të qëndrosh i përditësuar dhe të shijosh anën argëtuese të informacionit.
Artikuj

6 Nëntor, 2025
Miku im pa emër, ndoshta edhe e di, por prap se prap po ta rikujtoj: lumturia, nuk është të marrësh gjithçka që do, është të kënaqesh me atë që ke <3.

5 Nëntor, 2025
I dashur lexues, Anthony Bourdain njëherë tha; “ndoshta kjo është iluminizëm i mjaftueshëm: të dish se nuk ka një vend pushimi final për mendjen; asnjë moment ku e ke të qartë që kjo është kënaqësia që duhej ta arrija dhe këtu do mbetem. Ndoshta mençuria… është të kuptosh sa i vogël jam dhe sa larg kam për të shkuar ende”.

4 Nëntor, 2025
Në “After Life” (2019–2022), një moment i qetë në një stol parku midis Anne (Penelope Wilton) dhe Tony (Ricky Gervais) bëhet diçka e paharrueshme. Ndërsa Anne flet butësisht për lumturinë dhe se si njerëzit e mirë bëjnë gjëra për të tjerët, shpesh pa asnjë shpërblim, fjalët e saj përplasen me një lloj të vërtete të qetë. Nuk është dramatike, por qëndron me ty. Bëhet fjalë për zgjedhjen e mirësisë, edhe kur jeta ndihet e padurueshme, e rëndë.
WEEK #245
Last Week: 1
Weeks On Chart: 4
Peak Position: 1

David Guetta,teddy Swims &tones And I
Play

Mirëserdhe në Paper Radio, në frekuencën që t’përcjellë nga muzgu e deri në agim.
Paper është radio e parë nga Kosova që shtrihet në Shqipëri deri në kufirin grek. E krijuar në dhjetor të vitit 2020 me rrugëtimin e saj që nisi nga zemra e Prishtinës, Paper Radio, ka shtrirë ndikimin e saj drejt Shqipërisë, në gusht të vitit 2024, për të ofruar stilin e saj autentik të frymës urbane me audiencën e gjerë shqiptare. Frekuencat tona janë 91.1 Prishtinë – Tiranë – Dajt, 101.8 Durrës, 104.1 Fier, 102.7 Vlorë, 88.9 Himarë dhe 88.6 Sarandë dhe Ksamil.
Misioni ynë është shoqërimi i dëgjuesit në çdo emocion, nga momenti që ndezni makinën tuaj për të nisur ditën e deri në lëvizjen e fundit kur e përfundoni ditën, duke u bërë një me ju. Paper Radio, prezanton gërshetimin e ngjarjeve më të rëndësishme ditore, për ta lehtësuar ditën tuaj së bashku me muzikën unike.
Paper, ka për qëllim, shoqërimin e secilit dëgjues përgjatë udhëtimeve ditore, duke ju ofruar një përzierje unike të humorit dhe informimit me katër emisionet e përditshme qëndrore. Mëngjesin me “Flet’ Mëngjesi”, mesin e ditës me “N’mes t’ditës”, me emisionin politik “Pak ma drejt” dhe mbylljen e skemës programore live, me “Drive time” me Shukin dhe Redin.
Vizioni ynë është përfshirja e sa më shumë njerëzve në rrugëtimin e Paper. Rrugëtimi nëpër nostalgji, kujtime, momente gëzimi e pikëllimi. Duke t’mbajtur e kthyer në kujtime! Për të përjetuar gjithçka pa i ikur përditshmërisë, realitetit që jeton.
A nuk është e mrekullueshme ta dish që përnjëmend e ke dikë në krah, që ta përcjellë empatinë përmes valëve? Cilido që të jetë disponimi, PAPER do të shoqërojë emocionet tua me tregimet tona.
Dëgjuesit takojnë pritshmëritë e tyre atëherë kur kalojnë në frekuencën 91.1FM.
Paper Radio, soundtrack-u i jetës tuaj!